Shqetësojnë sërish rastet e reja me koronavirus në Itali, 6 viktima

Nga A2 CNN
20 Gusht 2020, 18:21 | Bota
Shqetësojnë sërish rastet e reja me koronavirus në Itali, 6

Vijon të rritet me ritme të larta numri i personave të rinj të infektuar me koronavirus në Itali.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë prekur 845 persona të tjerë nga virusi Sars Covid-2, një shifër kjo që nuk regjistrohej që prej datës 16 maj.

6 persona të tjerë kanë humbur jetën, ndërsa testit me tampon i janë nënshtruar 77 mijë të dyshuar.

Momentalisht 15 mijë persona të infektuar qëndrojnë në izolim në shtëpi, 635 më shumë nga dita e mërkurë. Sipas Emergjencave Civile më shumë raste të reja janë shënuar në Veneto, Lombardi dhe Lazio. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos