Shqipëri-Angli, publikohen formacionet zyrtare

Nga A2 CNN
28 Mars 2021, 16:36 | Futboll

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes eliminatore të Kampionatit Botëror mes Shqipërisë dhe Anglisë, e cila do të luhet në orën 18:00 në Arenën Kombëtare.

Reja ka bërë 5 ndryshime në formacion krahasuar me ndeshjen e 3 ditëve më parë. Ndaj “Tre Luanëve” do të zbresin në fushë nga minuta e parë: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Hysaj, Uzuni, Laçi, Bare, Memolla dhe në sulm do të jetë Cikalleshi e Armando Broja.

Reja pritet të luajë me skemën e tij të preferuar 3-5-2.

Shqipëria vjen në këtë takim pas fitores 0-1 në fushën e Andorrës, me gol të shënuar nga Lenjani, i cili nuk do të jetë në formacion në këtë sfidë të dytë në grup, ndërsa Anglia mposhti San Marinon me rezultatin 5-0. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/03/28/fusha-e-air-albania-ne-gjendje-te-shkelqyer-para-anglise/
https://a2news.com/2021/03/28/shqiperia-pret-sot-angline-ne-air-albania-southgate-duhet-te-tregojme-kujdes-nga-vendasit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos