Shqipëria e mbyll vitin në vendin e 66 në renditjen e FIFA-s

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2020, 17:27 | Futboll

Në renditjen e fundit të FIFA-s, Shqipëria ka mbetur sërish në vendin e 66, ndërsa Kosova në vendin e 117.

Arsyeja ka të bëjë me faktin se pas ndeshjeve të nëntorit në Ligën e Kombeve nuk u zhvilluan më takime mes kombëtareve, duke bërë që kuqezinjtë ta mbyllnin këtë vit në vendin e 66.

Ndërkohë, në krye të listës është kombëtarja e Belgjikës, e ndjekur nga Franca, Brazili, Anglia e Portugalia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos