Trajneri rreh fëmijën, kërkohet pezullimi dhe arrestimi i tij

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2020, 14:54 | Futboll
Trajneri rreh fëmijën, kërkohet pezullimi dhe arrestimi i tij

Në një turne futbolli amerikan për fëmijë, një trajner është xhiruar duke rrahur një nga lojtarët më të vegjël që ka në skuadër.

Ngjarja që ka shkaktuar reagime të mëdha në SHBA, ka ndodhur në Florida. Përdoruesit e rrjeteve sociale kërkojnë jo vetëm që trajneri të pezullohet, por edhe të arrestohet për agresionin ndaj të miturit.

Ylli i basketbollit, LeBron James, ka reaguar në Instagram, duke thënë se po të ishte i pranishëm në atë fushë, me këtë trajner do ta zgjidhte çështjen jo vetëm me fjalë. (A2 Televizion)

https://www.instagram.com/p/CImmWebBgpg/

A2 CNN Livestream

Latest Videos