
Shqipëria kualifikohet në natën finale të Eurovizion. Ashtu sikurse u raportua edhe gjatë seancave të provave, këngëtarja përfaqësuese e jona, Anxhela Peristeri shkëlqeu në skenën e festivalit në Roterdam të Holandës teksa performoi këngën e saj me titull "Karma".
Ndonëse me një pjesëmarrje të kufizuar spektatorësh për shkak të pandemisë, në sallën e Eurovision nuk mungoi dhe flamuri shqiptar që shoqëroi këngëtaren tonë gjatë performancës.
Shtetet e tjera me të cilat Peristeri do të përballet në finale janë Greqia, Norvegjia, Izraeli, Rusia, Azerbajxhani, Malta, Suedia, Lituania, Qiproja, Belgjika, Ukraina.
Shqipëria do të performojë e dyta në finalen e së shtunës. (A2 Televizion)