Shqipëria pa qarkullim, por vijojnë grupet e klandestinëve që duan të kalojnë kufirin

Nga A2 CNN
16 Mars 2020, 16:33 | Aktualitet

Në situatën kur e gjithë Shqipëria është futur në karantinë dhe janë kufizuar në minimum lëvizjet, ndër të vetmet persona që janë parë në Rrugën e Kombit ishin rreth 7 shtetas sirianë. Me sa duket  ata kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin për në Kosovë, si trampolinë për vendet e BE,  por nuk ia kanë dalë.

Sirianët janë kapur nga policia e Kukësit dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit. Sipas policisë, shtetasit siriane pas dhënies së dëshmisë do të përgatitet procedura e transferimit të tyre drejt qendrës pritëse të emigrantëve në Babrru të Tiranës.

Në Kukës është bërë tashmë e zakonshme të  shohësh grupe të rinjsh nga Siria që kërkojnë të kalojnë me çdo kusht kufirin duke shfrytëzuar të gjitha rrugët e mundshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos