Shqipëria raporton 12 raste të reja me koronavirus, rritet numri i të shtruarve në spital

Nga A2 CNN
22 Maj 2020, 11:04 | Aktualitet
Shqipëria raporton 12 raste të reja me koronavirus, rritet numri i

Shqipëria raporton 12 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë pas një situate të qëndrueshme ka një rritje të numrit të personave të shtruar në spital, 5 prej të cilëve ndodhen në terapi intesive.

Rastet e reja me koronavirus janë 7 në Tiranë, 2 në Fier, 2 në Krujë dhe 1 në Durrës.

Raportimi i situatës nga Dr. Eugena Tomini

Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri.

Kurba epidemike ka paraqitur qëndrueshmëri gjatë dy javëve të fundit, por me luhatje ditore përkundrejt rasteve të raportuara dhe të identifikuara nga shërbimi epidemiologjik.

Për më shumë se 3 javë nuk kemi humbje jete dhe ky është një indikator që tregon qëndrueshmërinë e këtij shpërthimi epidemik.

Megjithatë, pas një situate të qëndrueshme dhe të stabilizuar të rasteve që kanë kërkuar shërbim spitalor, sot kemi një rritje të rasteve në spitalin infektiv. Aktualisht janë të shtruar 17 pacientë dhe 5 prej tyre janë në terapi intensive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 174 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 12 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 7 raste në Tiranë, 2 në Fier, 2 në Krujë dhe 1 në Durrës. Të shëruar janë 6 qytetarë.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 981 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 173 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1300 testime serologjike në personel shëndetësor dhe pacientë, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura. Nëse keni shenja të Covid19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (22 Maj 2020)

Testime totale                         14259

Testime molekulare                            12933

Testime serologjike                            1326

Raste pozitive                          981

Raste të shëruara                     777

Raste Aktive                            173

Humbje jete                                    31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë            58

Durrës           48

Krujë             31

Shkodër         10

Berat              10

Kamëz            9

Fier                 4

Elbasan           1

Mirditë           1

Korçë             1 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos