68 të arrestuar gjatë protestës të së dielës, policia: Qëlluan me gurë dhe dëmtuan efektivët

Nga A2 CNN
19 Tetor 2026, 17:27 | Aktualitet

68 të arrestuar gjatë protestës të së dielës,

Policia e Tiranës bën me dije se 68 persona janë arrestuar dhe 22 janë proceduar gjatë protestës së zhvilluar të dielën para Kryeministrisë.

Sipas “bluve” ata dyshohet se kanë qëlluar me gurë, sende të forta dhe lëndë piroteknike, në drejtim të efektivëve.

 

NJOFTIM

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar dje:

-u arrestuan në flagrancë 68 shtetas, konkretisht: E. N., 23 vjeç; F. P., 22 vjeç; R. U., 22 vjeç; E. M., 20 vjeç; A. B., 18 vjeç; L. R., 18 vjeç; A. B., 25 vjeç; B. T., 28 vjeç; G. B., 18 vjeç; D. H., 24 vjeç; E. H., 19 vjeç; B. V., 18 vjeç; A. P., 23 vjeç; A. Z., 41 vjeç; E. A., 36 vjeç; D. H., 18 vjeç; A. M., 22 vjeç; A. M., 18 vjeç; Xh. M., 22 vjeç; K. C., 19 vjeç; E. B., 27 vjeç; A. R., 31 vjeç; J. K., 23 vjeç; L. L., 20 vjeç; A. M., 18 vjeç; L. M., 20 vjeç; E. SH., 22 vjeç; E. B., 19 vjeç; A. I., 33 vjeç; O. Z., 23 vjeç; D. C., 28 vjeç; K. Ll., 25 vjeç; A. G., 42 vjeç; F. Dh., 19 vjeç; K. M., 20 vjeç; O. B., 20 vjeç; A. B., 21 vjeç; D. L., 32 vjeç; B. P., 38 vjeç; M. G., 27 vjeç; J. M., 19 vjeç; M. T., 34 vjeç; Xh. G., 22 vjeç; E. SH., 26 vjeç; K. Z., 21 vjeç; L. Gj., 29 vjeç; E. Ll., 42 vjeç; A. V., 20 vjeç; A. S., 25 vjeçe; U. P., 29 vjeçe; M. P., 18 vjeç; A. Ll., 51 vjeç; R. C., 30 vjeç; N. N., 37 vjeç; Xh. Ç., 28 vjeç; I. H., 29 vjeç; S. C., 53 vjeç; J. Gj; 25 vjeç; E. Sh., 28 vjeç; A. B., 41 vjeç; A. Sh., 42 vjeç dhe 7 të mitur 15- 17 vjeç.

-u proceduan penalisht 22 shtetas.

Këta shtetas dyshohet se kanë qëlluar me gurë, sende të tjera të forta, lëndë piroteknike në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinave të institucioneve publike dhe private, duke dëmtuar fizikisht punonjësit e Policisë dhe duke shkaktuar dëme materiale në godinë dhe në sinjalistikën rrugore.

Gjatë tubimit të djeshëm janë dëmtuar 20 punonjës Policie. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos