
14 protestuesit e arrestuar dy ditë më parë janë paraqitur sot në Gjykatën e Tiranës, ku pritet të caktohet masa e sigurisë ndaj tyre.
Jashtë ambienteve të gjykatës janë mbledhur protestues dhe mbështetës të tyre, të cilët kanë bërë thirrje për lirimin e të arrestuarve, shkruan A2CNN.
Seanca gjyqësore pritet të përcaktojë masën e sigurisë për 14 personat e arrestuar pas protestës. (A2 Televizion)