14 vatra zjarri aktive në vend, më problematike në zonat malore

Nga A2 CNN
16 Gusht 2024, 11:49 | Aktualitet

14 vatra zjarri aktive në vend, më problematike në zonat malore

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 29 vatra zjarri në disa zona të vendit, nga të cilat 15 janë shuar dhe janë vënë nën kontroll, ndërsa 14 vatra mbeten ende aktive, por janë nën monitorim pa ndërprerje. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e mbrojtjes, sipas të cilës vatrat më problematike aktualisht janë në zonat malore, pyje dhe kullota, larg qendrave të banuara, si në malin e Tomorrit, malin e Thatë në Prespë, bjeshkët e Bolotekut dhe malin Tërnovë në Bulqizë.

Për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit janë angazhuar 320 forca zjarrfikëse, 238 forca ushtarake, 250 struktura të emergjencës civile të pushtetit lokal, 120 nga administrata e zonave të mbrojtura, 187 shërbimi pyjor, si dhe 130 vullnetarë.

Forcat ajrore dhe mjetet ajrore janë në gatishmëri të plotë. Gjatë ditës së sotme, strukturat operacionale në nivel vendor dhe qendror janë angazhuar për shuarjen dhe izolimin e vatrave të zjarrit që mbeten aktive, ndërsa vijon mbështetja nga ajri do të vijojë me ekipin rumun.

Ministria i bën thirrje qytetarëve “që në këtë situatë me temperatura shumë të larta të kontribuojnë në reagimin e hershëm dhe të respektojnë procedurat dhe aktet ligjore për ndezjen e zjarreve”.

“Shumica e zjarreve në zonat e banuara janë rezultat i papërgjegjshmërisë së fermerëve në ndezjen dhe administrimin”.

Gjithashtu minsitria kërkon nga organet e drejtësisë zbatimin korrekt të ligjit për të gjithë autorët e zjarrvënieve që paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve, pronën, mjedisin dhe vlerat kulturore dhe vlerëson policinë ëpr identifikimin dhe dërgimin përpara përgjegjësisë të autorëve të zjarreve.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos