
Harta e re gjyqësore, tre vite nga hyrja e saj në fuqi, për avokatët por jo vetëm ata, ka prodhuar një dështim, kohëzgjatje deri në 10 vite për një çështje civile dhe më shumë se dyfishim të kostove për qytetarët. Zhbërja e kësaj reforme shikohet si mundësia e vetme që drejtësia të vihet në shërbim të popullatës.
Tre vite pas hyrjes në fuqi të hartës së re gjyqësore, e cila ne juglindje të vendit mbylli dy gjykata, atë të shkallës së parë të Pogradecit dhe apelin në Korçë, rezultati i prodhuar shikohet si një dështim nga të gjitha komponentët.
Por si përkthehet konkretisht ky dështim në sistemin e drejtësisë për banorët e juglindjes.
E ndërsa godinat e gjykatave të mbyllura tashmë heshtin pa asnjë funksion, avokati e cilëson si paradoks këtë realitet.
Zhbërja e kësaj reforme, shikohet si mundësia e vetme që drejtësia të vihet në shërbim të qytetarëve në kohë dhe me kosto më të ulët. (A2 Televizion)