“Kam frikë të jem e lumtur”, botuesja rrëfen momentin e vështirë

Nga A2 CNN
25 Mars 2026, 10:10 | Aktualitet

Botuesja Elda Vela, e ftuar në studion e emisionit “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN, tregoi aksidentin në Egjipt që i ka ndryshuar krejtësisht jetën.

“Në Egjipt unë kam bërë një aksident shumë të fortë, i cili më ndryshoi komplet jetën. Ne ishim duke u kthyer nga një udhëtim. Unë nuk e nuk e përmend shpesh sepse të jem e sinqertë nuk më bën fort mirë. Pata një vegim. Unë asnjëherë nuk besoj as te horoskopi, as te këto bestytnitë, por besova te një gjë. Para se të më ndodhte aksidenti, as tre minuta, unë përjetova një lumturi shumë të madhe. Aq sa unë kam frikë të jem e lumtur më. Po ishte një ndjesi lumturie. Vajzën nuk e kisha me vete në këtë udhëtim në Egjipt. Isha vetëm me bashkëshortin. Kujtova një herë vajzën. Pata këtë ndjesinë e lumturisë që më erdhi kështu si shkulm do thoja dhe pastaj ndodhi një aksident ku ne u përplasëm me një kamion i cili na preu komplet rrugën. Unë isha në gjumë, nuk kuptova asgjë. Kam dalë nga furgoni. Të gjithë dolëm me mendimin që po merrnin flakë, sepse ishte mundësia të kishte autobot me naftë sesa me ujë. Aty pastaj pashë këmbën time që ishte dëmtuar shumë. Më është dashur pastaj të bëj dy ndërhyrje aty”, tha Vela.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos