Profesor Rigers Bakiu ishte i ftuar në studion e emisionit “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN, për të dhënë treguar më shumë mbi një peshk të rrezikshëm që është kapur në bregdetin shqiptar.
Janë peshq që vendosen diku, shumohen, stabilizohen dhe natyralizohen në atë vend. Me këtë lloj peshku duhet bërë vërtet kujdes. Në lëkurë ai përmban një toksinë shumë helmuese që bllokon rrugët e frymëmarrjes. Kur temperaturat janë të larta, thjesht kontakti me të, apo nuhatja çon në vdekje të pashmangshme. Sepse kjo toksinë për momentin nuk ka antidot”, tha Bakiu.
Peshkatarët lokalë e njohin këtë specie me emrin “peshku Qyle”.
Autoritetet dhe specialistët u bëjnë thirrje qytetarëve dhe peshkatarëve të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin prekjen apo konsumimin e tij dhe të njoftojnë menjëherë në rast se hasin një rast të tillë. (A2 Televizion)