Gazetari i A2CNN, Artin Halili, në një lidhje direkte me studion e “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, tregoi situatën me reshjet e dëborës.
“Dardha dhe Voskopoja u zbardhën nga reshjet e dëborës. Ka pasur edhe problematika, pasi rezultojnë mbi 2500 abonentë pa energji elektrike në fshtara të thellë të Bashkisë Maliq dhe Bashkisë Pogradec”, tha gazetari.
Sa i përket qarkullimit të automjeteve, “akset nacionale janë të hapura dhe qarkullohet pa probleme, pasi temperaturat nuk janë aq të ulëta sa për të krijuar shtresa akulli në rrugë”.
(A2 Televizion)