Reshje të dendura bore në zonat malore të veriut, mbi 40 cm në Qafë Thore

Nga A2 CNN
27 Mars 2026, 08:46 | Aktualitet

Reshje të dendura bore në zonat malore të veriut, mbi 40 cm

Gjatë natës janë regjistruar reshje bore me intensitet të lartë në akset Dedaj-Bogë, Dedaj-Razëm dhe Bogë-Theth. A2 CNN raporton se në Qafë Thore shtresa e borës ka kaluar 40 cm. Autoritetet bëjnë me dije se është punuar pa ndërprerje për të mbajtur të hapur qarkullimin.

Reshje të dendura bore në zonat malore të veriut, mbi 40 cm

Edhe në mëngjes reshjet vijojnë, por me intensitet më të ulët. Ndërkohë, në aksin Hani i Hotit-Dogana Vermosh ka pasur reshje dëbore gjatë mbrëmjes dhe natës mbi lartësinë 1100 metra, të cilat vazhdojnë edhe aktualisht.

Reshje të dendura bore në zonat malore të veriut, mbi 40 cm

Në terren kanë qenë gjatë gjithë kohës 3 borëpastruese, ndërsa qarkullimi i mjeteve kryhet pa probleme.

Reshje të dendura bore në zonat malore të veriut, mbi 40 cm (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos