3 të vdekur nga “Ethet e Nilit”, ministrja Koçiu: S’ka vend për panik, por qëndroni vigjilentë

Nga A2 CNN
6 Gusht 2024, 16:08 | Aktualitet

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka reaguar për situatën e krijuar në vend prej përhapjes së virusit të “Nilit Perëndimor”.

Duke postuar një video sensibilzuese për sëmundjen, nga shefja e sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ministrja këshillon qytetarët që të qëndrojnë të qetë, por vigjilentë.

“Rritni ndërgjegjësimin dhe zbatoni masat mbrojtëse. Infeksioni nga virusi i Nilit Perëndimor transmetohet kryesisht nga pickimet e mushkonjave të infektuara. 80% e njerëzve të infektuar nuk shfaqin simptoma, ndërsa 20% përjetojnë ethe dhe dhimbje. Vetëm 1% zhvillojnë forma të rënda”, shpjegon Koçiu.

Më tej nënvizohet se Ministria e Shëndetësisë së bashku me ISHP dhe Operatorin e Kujdesit Shëndetësor ka marrë masat duke kryer procesin e dezinsektimit dhe po kryen monitorimin etomologjik periodik në të gjithë vendin.

Kujtojmë se vetëm ditën e djeshme ISHP njoftoi qytetarët për rikthimin e “Etheve të Nilit” pas thuajse 13 vitesh në Shqipëri. Virusi deri më tani ka shkaktuar 3 humbje jete, ndërsa të konfirmuar si të infektuar janë 17 persona.

Po ashtu sipas ISHP kemi edhe 19 raste të tjera të mundshme, për të cilat po pritet rezultati i analizave, ndërsa qytetet më të prekura janë Lushnja, Fieri, Kurbini, Lezha, Berati dhe Shkodra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos