Kur na ndajnë edhe katër ditë nga zgjedhjet parlamentare, në Elbasan kanë mbërritur paraditen e sotme materialet zgjedhore.
A2 CNN mëson se pesë mjete të ushtrisë kanë sjellë pjesën kryesore të materialeve zgjedhore si fletët e votimit dhe kutitë e votimit.
Më herët kanë mbërritur në Pallatin e Sportit të qytetit kamera, TV dhe tavolina të grupeve të numërimit (A2 Televizion)