650 familje ende në pritje të banesave, Koçiu dhe Demo apel për përshpejtimin e rindërtimit

Nga A2 CNN
21 Shtator 2026, 12:19 | Aktualitet

650 familje ende në pritje të banesave, Koçiu dhe Demo apel

Zv.kryeministrja Albana Koçiu dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, kanë kërkuar përshpejtimin e procedurave për përfundimin e procesit të rindërtimit në Kombinat.

Sipas Koçiut, deri tani janë shpërndarë mbi 340 apartamente për familjet e prekura nga tërmeti, ndërsa rreth 650 familje vijojnë të trajtohen me bonus qiraje dhe presin banesat e tyre.

Në Kombinat janë aktualisht rreth 150 apartamente të ndërtuara, 75 prej të cilave janë në pritje të shortit. Për apartamentet e tjera vijojnë ndërhyrjet në rrjetet e ujësjellësit dhe kanalizimeve. Ndërkohë, pritet ndërtimi i 223 apartamenteve të reja, ndërsa ka nisur procedura për 100 të tjera.

Ministri Demo tha se qeveria do të ndërhyjë me financim nga buxheti qendror, me fokus përfundimin e apartamenteve të ndërtuara dhe përgatitjen e shesheve të reja të ndërtimit.

Koçiu kërkoi që procedurat ligjore të respektohen, por të mos përdoren si shkak për zvarritjen e procesit të rindërtimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos