6500 mësues pa zgjidhje, ministrja e Arsimit sqaron situatën dhe rritjen historike të pagave

Nga A2 CNN
7 Mars 2025, 15:22 | Aktualitet

6500 mësues pa zgjidhje, ministrja e Arsimit sqaron situatën dhe

Sindikatat e arsimit nuk arritën të zhvillojnë grevën për 6 mijë e 500 mësues të ciklit të ulët, që paguhen më pak se kolegët e tyre. Presioni në shkolla, thonë sindikalistët, ka qenë i madh dhe, në të njëjtën ditë, ministrja e Arsimit ka shuar çdo shpresë për bisedime e zgjidhje. E pyetur nga A2 CNN pas mbledhjes së qeverisë, Ogerta Manstirliu foli për atë që e cilësoi si rritje historike të pagave të mësuesve.

Këmbënguljes për të marrë një përgjigje për rastin konkret të mijëra mësuesve të ciklit të ulët, ministrja iu përgjigj me përshtatjen e 3 viteve të dikurshme të Universitetit me ciklet e studimit sipas ligjit aktual të arsimit të lartë, shkruan A2 CNN.

Të mërkurën, mësues dhe sindikalistë denoncuan diferencimin e pagës për 6 mijë e 500 mësues të ciklit të ulët dhe edukatorë që janë diplomuar në vitet '92-'98. Edhe pse kanë mbaruar shkollën e lartë për mësuesi, asokohe 3 vjet në universitetet e rretheve, sot ministria ua njeh dhe ua vlerëson financiarisht si cikël i parë bachelor, pa master.

Kjo pakënaqësi e mësuesve vjen në një kohë kur ministria e Arsimit flet për vëmendje të shtuar ndaj arsimtarëve, e madje u bën thirrje edhe të rinjve të zgjedhin si profesion. Ndërsa universitetet e mësuesisë, veçanërisht ato të ciklit të ulët, prej vitesh kanë dhënë alarmin se degët e tyre janë në rrezik mbylljeje nga mosfrekuentimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos