8 Dhjetori, disa organizata kërkesë Kuvendit dhe AMA-s: Të ndalet gjuha e urrejtjes në hapësirat publike

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2025, 17:03 | Aktualitet

8 Dhjetori, disa organizata kërkesë Kuvendit dhe AMA-s: Të ndalet

Me rastin e 8 dhjetorit, Ditës së Rinisë, disa organizata i kanë dërguar një mesazh publik Kuvendit të Shqipërisë dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Në këtë kërkesë, organizatat në fjalë kanë kërkuar të ndalet gjuha e urrejtjes në hapësirën publike, në ekranet televizive dhe në jetën politike të vendit.

Po ashtu në këtë mesazh thuhet se sipas të dhënave, për 60% të të rinjve, gjuha e urrejtjes përbën një ndër pengesat kryesore, shkruan A2 CNN.

për ndërveprimin shoqëror dhe për mirëqenien e tyre emocionale.

Deklarata publike:

Në Ditën e Rinisë: Stop gjuhës së urrejtjes në hapësirën publike në Shqipëri

Drejtuar: Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

Z. Niko Peleshi, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

Autoritetit të Medias Audiovizive

Znj. Armela Krasniqi, Kryetar, Autoriteti i Medias Audiovizive

Për dijeni:

Z. Taulant Balla, Kryetar, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste

Z. Gazmend Bardhi, Kryetar, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike

Z. Tedi Blushi, Kryetar, Grupi parlamentar "Partia e Lirisë"

Z. Fatmir Mediu, Kryetar, Grupi parlamentar "Aleanca për Ndryshim

Z. Blendi Gonxhja, Ministër, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Znj. Mirela Kumbaro, Ministër, Ministria e Arsimit

Në Ditën e Rinisë, i drejtojmë thirrje publike Autoritetit të Medias Audiovizive dhe Parlamentit të Shqipërisë që të marrin përgjegjësinë e tyre ligjore dhe institucionale në frenimin e normalizimit të gjuhës së urrejtjes në hapësirën publike, në ekranet televizive dhe në jetën politike të vendit.

Të rinjtë dhe të rejat e moshës 15–29 vjeç (sipas Ligjit për Rininë) përbëjnë 21.3% të popullsisë së vendit (INSTAT, 2025). Edhe pse kjo grupmoshë përfaqëson pjesën më vitale të shoqërisë, realiteti po dëshmon se të rinjtë dhe të rejat në Shqipëri po përballen me nivele gjithnjë e në rritje të gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit, çka po sjell pasoja serioze jo vetëm për mirëqenien e tyre, por edhe për kohezionin shoqëror dhe të ardhmen demokratike të vendit.

Sipas të dhënave, për 60% të të rinjve, gjuha e urrejtjes përbën një ndër pengesat kryesore për ndërveprimin shoqëror dhe për mirëqenien e tyre emocionale. Kjo klimë e vazhdueshme e agresionit verbal ka sjellë pasoja të rënda: vetëm gjatë vitit 2025 janë bërë publike mbi 16 raste të dhunës me armë të ftohta mes të rinjve, përfshirë edhe viktima me pasojë vdekje.

Këto zhvillime përbëjnë një sinjal alarmi se normalizimi i dhunës në hapësirën publike po ushqen dhe po legjitimon gjithnjë e më shumë sjellje agresive në shoqëri.

Shumë nga institucionet që kanë detyrimin të ushtrojnë rolin e tyre në parandalimin dhe kontrollin e gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit, përmes mosreagimit, mungesës së monitorimit dhe tolerimit të kësaj gjuhe, po shndërrohen në faktorë që kontribuojnë në përhapjen e saj, veçanërisht në hapësirën televizive dhe politike. Prandaj, në këtë Ditë të Rinisë, theksojmë edhe një herë se gjuha e urrejtjes e amplifikuar nga televizioni dhe politika nuk është opinion, por ka ndikime konkrete dhe të dëmshme në jetën e të rinjve dhe në vetë shoqërinë shqiptare.

Thirrja jonë për Autoritetin e Mediave Audiovizive:

I kërkojmë AMA-s që të ushtrojë plotësisht mandatin e saj ligjor dhe përgjegjësinë publike për të garantuar një hapësirë mediatike të sigurt dhe të respektueshme. Konkretisht:

• Të zhvillojë monitorim proaktiv dhe të vazhdueshëm të përmbajtjeve televizive që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, dhunë verbale, tallje apo denigrim.

• Të publikojë raporte periodike mbi shkeljet dhe gjetjet, duke siguruar transparence dhe llogaridhënie publike.

• Të nxisë televizionet të vendosin standarde të qarta komunikimi, duke promovuar etikën profesionale dhe respektin ndaj audiencës.

• Të ndërmarrë masa konkrete ndaj programeve apo subjekteve që normalizojnë

komunikimin degradues dhe përçarës.

AMA është një nga mekanizmat më të rëndësishëm për mirëfunksionimin e hapësirës publike.

Sot, më shumë se kurrë, ky mekanizëm duhet të jetë aktiv, i vendosur dhe i pafrikësuar.

Thirrja jonë për Parlamentin e Shqipërisë

Parlamenti është institucioni ku gjuha politike shndërrohet në normë shoqërore. Prandaj

kërkojmë që:

• Të zbatojë Kodin e Etikës, duke marrë masa disiplinore ndaj gjuhës fyese, nënçmuese

dhe denigruese në sallën parlamentare.

• Të vendosë standarde të larta të komunikimit publik, duke qenë model i kulturës

demokratike dhe respektit institucionional.

• Të promovojë një klimë debati konstruktive, që edukon publikun dhe brezin e ri mbi normat e shëndetshme të diskutimit dhe argumentimit.

Salla e Parlamentit nuk është thjesht një vend ku miratohen ligje, është një pasqyrë kulturore.

Të rinjtë e shohin, e dëgjojnë dhe e mësojnë atë që ndodh aty.

Në këtë Ditë të Rinisë, ne riafirmojmë se të rinjtë janë vlera më e madhe e vendit. Ata kanë të drejtë të rriten në një shoqëri që i respekton, që u ofron modele pozitive dhe që i mbron ndaj klimës armiqësore të krijuar nga gjuha e urrejtjes. Garantimi i një komunikimi publik të sigurt, të përgjegjshëm dhe gjithëpërfshirës është detyrim moral, ligjor, shoqëror dhe demokratik.

Çdo fjalë e urrejtjes që normalizohet sot, është një plagë në themelin e shoqërisë së nesërme.

Prandaj, ne u bëjmë thirrje Autoritetit të Mediave Audiovizive, Parlamentit, mediave, politikës dhe publikut të marrin përgjegjësinë që u takon. Të rinjtë e Shqipërisë meritojnë një shoqëri që i respekton.

Me respekt,

Rrjeti i Profesionistëvë të Rinj

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim

Gruaja Shqiptare ne Audiovisual (AËA) (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos