“Absurde, fajet nuk i ka gruaja për gjininë e fëmijës”, revolta e pastorit

Nga A2 CNN
28 Maj 2026, 09:08 | Aktualitet

Pastori Ylli Doçi duke folur në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN e konsideroi absurde fajësimin nga bashkëshorti të gruas për gjininë e fëmijës. Pastori thekson se nuk varet nga gruaja, por nga sperma e burrit nëse fëmija do të jetë vajzë apo djalë.

Çdo njeri është i barabartë dhe është arrogancë e madhe që duhet të jetë djalë apo vajzë. S’ta ka lënë ty njeri në dorë përcaktimin e saj. Ato janë absurditete, ajo është dukshëm absurditet, sepse ajo s’e ka në dorë të bëj djalë apo vajzë. E vërteta është që nuk varet nga vajza, por nga sperma e burrit nëse do të jetë vajzë apo djalë. Nuk varet nga gruaja”, shprehet pastori.

Gjinekologia Xhensila Omeri po ashtu e vuri në dukje se përcaktuesi i gjinisë është babai.

Akoma edhe kësaj dite s’kemi arritur të kuptojmë pse seleksionohet X apo Y, por dhurues është mashkulli. Përcaktuesi i gjinisë është babai. E theksoj këtë për kulturën shqiptare, sepse etiketohej vajza”, tha Omeri.
(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos