“Adoleshentët në grackën fatale para, konsum, seks”, debat në studion e "Off the Record": Faji i prindërve apo i teknologjisë?

Nga A2 CNN
20 Tetor 2024, 21:03 | Aktualitet

Rastet e kriminalitetit te të miturit në vend vetëm sa po shtohen dhe pyetja që ekspertët ngrënë është faji në këtë rast është i familjes, institucioneve si shkolla apo teknologjisë dhe rrjeteve sociale. 

Që në krye të muajit, një 15-vjeçar goditi me thikë një 14 vjeçar në kryeqytet duke e lënë të plagosur. Pak më herët po një 15-vjeçar u arrestua nga policia e Tiranës sepse plagosi dy adoleshentë.

Për këto raste, të ftuarit në "Off the Record" me Andrea Danglli mbrëmjen e kësaj të diele thonë se janë kambana alarmi teksa shtojnë se përgjegjësia mund të jetë sa e prindërve, aq edhe e shkollës, teknologjisë apo edhe zhvillimit të parakohshëm. 

Patori Akil Pano u bën thirrje prindërve që të jenë më të vëmendshëm ndaj fëmijëve të tyre.

"Çështja është alarm i rëndë që bie cdo ditë. Ekziston një mungesë bashkëpunimi ndërinstitucional. Arsimtarët duhet të jenë edukues në radhë të parë. Nëse nuk mungon dëshira dhe vullnetar për t’u bërë prind edhe për ata fëmijë që nuk i ke fëmijë biologjikë...mësuesi, psikologu..." 

Nga ana tjetër, socialogju Gëzim Tushi theksoi se për fat të keq, adoleshentët kanë rënë në atë që ai e cilësoi si "gracka fatale: para, konsum, seks." Dhe duke përmendur këtu edhe rolin e tenkologjisë dhe rrjeteve sociale, ai shton se faji është te kultura e vrasjes. Opinion ky që nuk u mbështet tërësisht nga të ftuarit e tjerë në studio. 

Pjesë nga debati: 

Gëzim Tushi: "Nuk të vret teknologjia, e ka fajin njeriu. Faji është te kultura e vrasjes. Një nga grackat e mëdha të adoleshentëve, shpirti i tyre kundërshtues ndaj prindërve, kanë rënë në këtë grackën fatale, para, konsum, seks. E dyta, studimet tregojnë që pjesa më e madhe e krimit ka filluar të zihet nga krimi rinor. Nën moshën e adoleshencës...Nuk jam dakord me konceptet që thonë se na e ka fajin televizioni, teknologjia.."

Ergys Mërtiri: "Kush e ka fajin?"

Gëzim Tushi: "E ka njeriu që e merr dhe të vret. Nuk të vret teknologjia. Përkundrazi, çështja është e kulturës së teknologjisë."

Robert Aliaj Dragot: "Ka mundësi të bëj një pyetje? Një nga problemet më të mëdha sot në botë është adiksioni me telefonat, me rrjetet sociale. Si mund të themi ne nuk e kanë fajin telefoni?"

Akil Pano: "Jo mo jo, nuk jam dakord unë..."

Gëzim Tushi: "Studimet tregojnë se që nga mosha 3 vjeç nuk duhet ta prekin telefonin..."

Akil Pano: "Ju po thoni që është faji i helmit. Nuk është faji i helmit, gjithë historia është, me e mësu fëmijën mos të shkojë të helmi...Ne nuk e ndryshojmë dot rrotën e teknologjisë." (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos