
Protesta qytetare para Kryeministrisë hyri sot në ditën e 66-të të saj, ku si zakonisht tubimi nisi nga sheshi “Skënderbej” për të vijuar me marshimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, poshtë zyrës së Edi Ramës.
Protestuesit kërkuan edhe njëherë dorëheqjen e kryeministrit dhe të qeverisë. Si zakonisht nuk munguan thirrjet: “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëri e re”, apo “Shqipëria kërkon revolucion”.
Gjatë protestës së sotme pati edhe mesazhe kundër hartës së re të Reformës Territoriale, që ka ngjallur tubime edhe në rrethe.
“Në të gjitha qytetet ku ka propozuar që bashkive t’u vihet kyçi, ka pasur protesta kundër këtij vendimi. Por përse pikërisht tani? Sepse duan që pushteti lokal të grumbullohet gjithnjë e në më pak duar”, tha aktivisti Edison Lika. (A2 Televizion)