Gjipë, shpëtohen babai holandez me dy fëmijët që kishin humbur orientimin

Nga Edi Ruçi
4 Gusht 2026, 23:31 | Aktualitet

 

Gjipë, shpëtohen babai holandez me dy fëmijët që

Tre shtetas holandezë, babai së bashku me dy fëmijët e tij të mitur, kishin humbur orientimin në zonën e Gjipesë.

Pas marrjes së njoftimit, efektivët e Njësisë Speciale "Delta" kanë nisur operacionin e kërkim-shpëtimit në terrenin e vështirë.

Pas kontrolleve në zonë, tre turistët janë lokalizuar dhe nxjerrë nga terreni. Ata kanë marrë ndihmën e parë në vendngjarje dhe sipas informacionit paraprak janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistët po transportohen drejt spitalit për një kontroll mjekësor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos