Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Fier, motoristi në gjendje kritike

Nga A2 CNN
22 Prill 2026, 18:46 | Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Fier, motoristi në

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit”, në autostradën Lushnjë–Fier, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet tip “VW”.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të cilët po punojnë për menaxhimin dhe disiplinimin e trafikut në zonë.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti tip “VW” dyshohet se ka hyrë në kryqëzim, ndërsa motoçikleta me targa të huaja është përplasur me të. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos