Ndryshime në Policinë e Shtetit, Hita largon drejtorin e Operacionales, lëvizje në disa qytete

Nga A2 CNN
22 Prill 2026, 19:48 | Aktualitet

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Hita largon drejtorin e

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka vijuar me ndryshimet në polici.

Burime për gazetarin e A2 CNN, Igli Çelmeta bëjnë me dije se është larguar drejtori i Operacionales, Melsi Koçi.

Drejtimin e Operacionales, një sektor shumë i rëndësishëm në polici, pritet ta marrë Alban Dautaj, i cili aktualisht drejton Antiterrorin.

A2 CNN mëson gjithashtu se Hita ka firmosur edhe disa urdhra për ndryshime të nëndrejtorëve të qarqeve dhe shefave të komisariateve, të cilat pritet të zbardhen nesër dhe në ditët në vijim.

Besmir Dervishi është larguar nga nëndrejtor i Tiranës dhe është emëruar shef krimesh në Kukës. Nëndrejtor i krimeve në Policinë e Tiranës është emëruar Oliger Torba. Në krye të Antiterrorit pas trasnferimit të Dautajt drejtor të Operacionales është emëruar Edmond Sula.

Edhe drejtori i krimit ekonomik ne DPPSH Gent Ndoj është transferuar në Dibër. Po ashtu është larguar edhe shefi i komisariatit nr.2 Ermal Kenaçi duke e transferuar në Kukës.

Ndryshime janë regjistruar edhe në Elbasan, ku është larguar zv/drejtori Krenar Guce. Petrit Halo është emëruar zv/drejtor për Krimet në Shkodër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos