
Në pikën kufitare të Kakavijës është raportuar një ndërprerje e sistemit të ri elektronik të regjistrimit të hyrje-daljeve Entry/Exit System (EES), duke shkaktuar bllokim të përkohshëm të punës në anën greke të kufirit.
Gazetari i A2 CNN Rigels Malile raporton se policia greke ka pezulluar përkohësisht procedurat e kalimit pasi sistemi ka rënë rreth 10 minuta më parë.
Për pasojë, në anën greke të Kakavijës kanë filluar të krijohen radhë të gjata automjetesh dhe udhëtarësh. (A2 Televizion)