
Radhë të gjata në tokën neutrale në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës si dhe në anën greke, ku drejtues mjetesh kanë orë që presin për të hyrë në territorin e Shqipërisë.
E gjithë kjo situatë, sipas burimeve të siguruara nga A2CNN, është krijuar për shkak të rënies së sistemit EES i përdorur nga autoritetet greke për vendet e zonës Shengen.
Shtetasit shqiptarë bëjnë me dije se kanë më shumë se dy orë që presin për të kaluar në anën tjetër të kufirit, aty ku jetojnë e punojnë, ndërkohë që ka të tjerë banorë të juglindjes kryesisht që shkojnë në qytetet e para kufitare për të blerë mallra ushqimore.
Autoritetet tona të kufirit kanë pasur disa herë kontakte me homologët e vendit fqinj për gjetjen e një zgjidhje me qëllim normalizimin e situatës.
Pala shqiptare i ka kërkuar Policisë Kufitare greke për shtetasit shqiptarë që kanë dokumenta greke të punohet në mënyrë manuale. (A2 Televizion)