Rama publikon pamje nga punimet në aksin Fier–Fratar: Sjell zhvillim për Mallakastrën

Nga A2 CNN
22 Prill 2026, 08:15 | Aktualitet

Rama publikon pamje nga punimet në aksin Fier–Fratar: Sjell zhvillim

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm pamje nga ecuria e punimeve në rrugën Fier-Kthesa e Patosit-Fratar. Në një postim në rrjetet sociale kreu i qeverisë e cilëson këtë një projekt të rëndësishëm infrastrukturor për jugun e vendit.

“Mirëmëngjes  dhe me punën që po vijon në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–Fratar, një segment i rëndësishëm prej 43.6 km që sjell zhvillim të mëtejshëm për Mallakastrën, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Rruga Fier–Kthesa e Patosit–Fratar që njihet si rruga e kthesave të Ballshit, ka qenë një akset më të qarkullueshme në vend, por me hapjen e rrugëve alternative ajo u amortizua akoma edhe më shumë. Ky aks konsiderohet një nyje e rëndësishme lidhëse për komunitetet lokale, duke lehtësuar lëvizjen e banorëve dhe transportin e mallrave.

Agroturizimi është një ndër sektorët, i cili pritet të marrë një zhvillim të rëndësishëm me rehabilitimin e kësaj rruge, duke ndikuar në ekonominë e zonës.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos