Aksident i rëndë në Vlorë, makina bie në humnerë, humb jetën drejtuesi

Nga A2 CNN
12 Shtator 2026, 10:17 | Aktualitet

Aksident i rëndë në Vlorë, makina bie në humnerë,

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Mazhar të Sevasterit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme në terrenin kodrinor.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, banor i zonës, ka humbur jetën.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin mbi automjetin, ndërsa në vendngjarje janë nisur shërbimet për të dokumentuar rrethanat e aksidentit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe dinamikës së ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos