
Një aksident është shënuar në fshatin Vajkan i Vogël, ku një 53-vjeçar është plagosur pasi mjeti bujqësor me të cilin po transportonte rrush është përmbysur.
Sipas informacioneve paraprake, 53-vjeçari Altin Alla kishte vjelë rrushin në tokën e tij dhe po e transportonte me mjetin bujqësor, kur dyshohet se ka humbur kontrollin, duke bërë që mjeti të përmbysej.
Pas aksidentit, në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila ka transportuar të plagosurin drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. (A2 Televizion)