
Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme zonën mes fshatrave Xhyrë dhe Vehçan, në Librazhd.
Zjarri ka nisur që në mesditë dhe është përhapur me shpejtësi në pyje dhe shkurre. Flakët janë favorizuar nga bimësia e thatë dhe era.
Situata është bërë shqetësuese pas orës 17:00, pasi zjarri është afruar pranë banesave në zonën e ish-stacionit të trenit në Xhyrë, si edhe pranë rrugës Librazhd-Prrenjas, shkruan A2CNN.
Në vendngjarje kanë shkuar shumë zjarrfikës dhe mjete nga Librazhdi, Prrenjasi, Elbasani, Gramshi dhe Cërriku.
Forcat zjarrfikëse po punojnë për të ndaluar përhapjen e flakëve dhe për të mbrojtur banesat.
(A2 Televizion)