
Drejtori i Inspektoratit të Përgjithshëm, Dashnor Sula, ka mbledhur në një takim pune kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm të inspektorateve qendrore.
Takimi vjen pas analizës dyditore të zhvilluar në Pogradec, të thirrur nga kryeministri Edi Rama, ku u përcaktuan prioritetet e qeverisjes deri në vitin 2030.
Në takim u diskutua për forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve, standardizimin e mënyrës së kryerjes së inspektimeve dhe zbatimin e kuadrit të ri ligjor.
Sula theksoi rëndësinë e respektimit të ligjit, transparencës dhe përgjegjshmërisë gjatë procesit të inspektimit. Në fokus ishte edhe trajtimi i ankesave të qytetarëve dhe bizneseve dhe përdorimi i tyre për të identifikuar problematikat dhe për të planifikuar kontrollet. (A2 Televizion)