
Email-e anonime me kërcënime për vendosjen e bombave kanë mbërritur edhe në gjykatat e Gjirokastrës, Fierit dhe Korçës.
Në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër, mesazhi kërcënues është dërguar në adresën zyrtare të postës elektronike të institucionit. Pas njoftimit nga autoritetet e gjykatës, në vendngjarje kanë shkuar specialistët e Policisë së Shtetit, përfshirë ata të sektorit të krimit kibernetik, kanë shkuar në zyrën e Marrëdhënieve me Publikun në këtë gjykate në të cilën kishte mbërritur mesazhi kërcënues dhe iu mor kallëzimi personit që merret me marrjen e postës elektronike në këtë gjykatë.
Një mesazh i ngjashëm është raportuar edhe në Gjykatën e Korçës, ku policia ka ndërhyrë për verifikimin e situatës. Sipas informacionit paraprak, kërcënimi në këtë gjykatë ka rezultuar i rreme.
Po kështu për shkak të emailit kërcënues edhe në gjykatën e Fierit nuk do të zhvillohen seancat gjyqësore të planifikuara, ndërkohë që po vijojnë verifikimet për rastin. (A2 Televizion)