Alienë në Hënë? Analiza e astrofizikantes për teoritë konspirative

Nga A2 CNN
20 Korrik 2026, 08:46 | Aktualitet

Astrofizikantja Mimoza Hafizi e përjashton mundësinë që të ketë jetë aliene në Hënë. Duke folur në një lidhje Live për emisionin “Dita Jonë” në A2CNN, Hafizi tha se Hëna është një mjedis jashtëzakonisht armiqësor ndaj jetës, mungon atmosfera dhe disa kushte të domosdoshme për zhvillimin e jetës.

E pyetur a i beson teoritë se mund të ketë jetë aliene në Hanë, Hafizi tha: “Absolutisht jo. Hëna është e provuar që është një mjedis jashtëzakonisht armiqësor ndaj jetës. Hëna s’ka pasur asnjëherë mundësi jete, sepse s’e mban atmosferën e vet. Në Mars kërkohet se a thua mund të ketë patur jetë dikur dhe është shumë e bazuar si mundësi. Janë gjithë këto misione që po kërkojnë për jetën në Mars. Janë disa kushte të domosdoshme për zhvillimin e jetës. Hëna është tmerrësisht agresive. 12 astronautë kanë zbritur në Hënë, dhe kanë qenë me skafandra mbrojtëse, sepse rrezatimi kozmik është shumë agresiv sepse s’ka atmosferë për ta mbrojtur”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos