AMA vendos 27 gjoba në 7 muaj, Krasniqi bën publike llojet e shkeljeve të kryera nga televizionet

Nga A2 CNN
7 Gusht 2024, 13:43 | Aktualitet

AMA vendos 27 gjoba në 7 muaj, Krasniqi bën publike llojet e shkeljeve

Autoriteti i Mediave Audiovizive, vetëm gjatë 7 muajve të parë të këtij viti, ka miratuar dhe vendosur 27 gjoba për operatorë të ndryshëm audioviziv që operojnë në treg.

Siç shkruan në rrjetet sociale zyrtare, kryetarja e AMA-, Armela Krasniqi, kjo pjesë e parë e vitit është shoqëruar me lloje të ndryshme shkeljesh ligjore.

"Transmetime që nxisin dhunën ose vepra penale; Transmetime që cenojnë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut; Transmetim i përmbajtjeve të dëmshme për fëmijët & Transmetime të paligjshme në internet. Gjatë këtyre shtatë muajve jemi përballur edhe me OSHMA që nuk kanë vetëdeklaruar pasqyrat financiare në AMA, apo që nuk përmbushin detyrime të tjera ligjore, siç është deklarimi i strukturës së pronësisë".

AMA vendos 27 gjoba në 7 muaj, Krasniqi bën publike llojet e shkeljeve

Për këto arsye 7 mujori i 2024 është mbyllur nga AMA, me 27 gjoba.

"Me besimin se statistika të tilla do të vijnë duke u pakësuar në numër, mbetemi këmbëngulës në objektivat dhe qëllimin e punës tonë për një treg mediatik të ligjshëm dhe profesional", shkruan kryetarja Krasniqi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos