Amaneti i Janullatosit, trupi i tij do të prehet në Shqipëri

Nga A2 CNN
25 Janar 2025, 09:58 | Aktualitet

Amaneti i Janullatosit, trupi i tij do të prehet në Shqipëri

A2 CNN mëson se trupi i Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse të Shqipërisë, Anastas Janullatos, do të prehet në vendin tonë, pasi ky ishte edhe amaneti i tij, shkruan A2 CNN. Janullatos u nda nga jeta mëngjesin e të shtunës në moshën 95-vjeçare, teksa po kurohej në një spital të Athinës.

Prej vitit 1992 ai ka jetuar në Shqipëri, ku edhe ka drejtuar Kishën Ortodokse dhe gjithmonë e ka shprehur dëshirën që trupi i tij të prehet në vendin tonë.

Vendi se ku do të vendoset trupi i Kryepeshkopit Anastas nuk është përcaktuar ende, por një prej mundësive që po diskutohet është Manastiri i Shën Vlashit në Durrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos