Ambasada amerikane jep alarmin: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë SHBA dhe Shqipërinë

Nga A2 CNN
1 Prill 2026, 19:21 | Aktualitet

Ambasada amerikane jep alarmin: Grupet e lidhura me Iranin mund të

Ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë alarmin se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara, ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri.

Sipas njoftimit të ambasadës amerikane, në shënjestër mund të jenë edhe vende të zakonshme, si zona turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante.

Ambasada u bën thirrje qytetarëve amerikanë të tregojnë vigjilencë të shtuar dhe të ndjekin zhvillimet përmes mediave lokale.

“Të qëndrojnë të vëmendshëm në çdo moment

Të jenë të vetëdijshëm për rrethinën ku ndodhen

Të rishikojnë planet personale të sigurisë

Të mbajnë telefonin të karikuar për raste emergjente”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i ambasadës amerikane në Tiranë vjen pak orë pasi presidenti Trump njoftoi tërheqjen nga Irani në rast se hapet Ngushtica e Hormuzit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos