Banorët njoftojnë tjetër protestë kundër projektit TID në Durrës: Duam transparencë dhe mbrojtje të pronës

Nga A2 CNN
1 Prill 2026, 16:49 | Aktualitet

Banorët njoftojnë tjetër protestë kundër projektit TID

Banorët e prekur nga projekti TID në Durrës, së bashku me qytetarë të tjerë, kanë njoftuar se doi të zhvillojnë një proteste qytetare ditën e enjte, më 2 prill, në orën 11:30, para Bashkisë së qytetit bregdetar. Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat, ata kërkojnë më shumë transparencë, përgjegjësi institucionale dhe mbrojtjen e të drejtës së pronës, për zbatimin e projektit TID.

Organizatorët shprehen se procesi po zhvillohet pa konsultim të plotë me banorët dhe pa qartësi mbi zgjidhjet konkrete për familjet e prekura.

Gjatë tubimit, qytetarët pritet t’i drejtojnë publikisht Këshillit Bashkiak të Durrësit disa pyetje thelbësore. Ata kërkojnë gjithashtu pezullimin e vendimeve aktuale, diskutimin e alternativave me komunitetin dhe ngritjen e një komisioni hetimor.

Protestuesit theksojnë se kërkojnë përgjigje të qarta dhe zgjidhje reale, ndërsa e cilësojnë projektin TID si një proces që, sipas tyre, po çon drejt dëbimit të banorëve dhe jo zhvillimit të qytetit.

Banorët njoftojnë tjetër protestë kundër projektit TID

Kujtojmë se më 14 shkurt të këtij viti kryeministri Rama takoi banorët e prekur nga projekti TID, dhe pas takimit me ta deklaroi se projekti i TID Durrës nuk do të ndalet. Kreu i qeverisë theksoi se ka diskutuar me banorët dy problematikat kryesore; atë të shtëpive që pretendohen pjesë e trashëgimisë kulturore dhe atyre që nuk janë të regjistruar në hipotekë pavarësisht se janë prej vitesh aty. Gjithashtu Rama tha se është diskutuar edhe çështja e shpronësimeve dhe dëmshpërblimeve, për të cilat duhet parë çmimi i referencës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos