
Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë zhvilluan këtë të martë një takim të përbashkët për të forcuar bashkëpunimin dhe për të shmangur dallimet në vendimmarrje.
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, theksoi se bashkëpunimi mes dy institucioneve është i rëndësishëm për sigurinë juridike dhe për një praktikë më të unifikuar. Sipas saj, shkëmbimi i përvojave ndihmon edhe gjykatat më të ulëta në zbatimin e standardeve.
Nga ana tjetër, kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, u shpreh se është e rëndësishme që secila gjykatë të respektojë rolin dhe kompetencat e saj për të ruajtur balancën institucionale.
Gjatë takimit, gjyqtarët Marjana Semini dhe Asim Vokshi prezantuan çështje që lidhen me arsyetimin e vendimeve dhe sigurinë juridike, ndërsa diskutimet u përqendruan te përvojat dhe sfidat në praktikë. (A2 Televizion)