“Fëmijët në shkollë deri në 16:00”, premtimi i dekadës së fundit, kur do të nisë programi?

Nga Armend Pire
1 Prill 2026, 17:05 | Aktualitet

Prej vitesh pushteti ekzekutiv dhe ai vendor kanë premtuar programe për qëndrimin e fëmijëve në shkolla deri në orën 4 pasdite, një premtim që vjen sërish nga ministrja Kumbaro, fillimisht si program pilot në Tiranë, e më pas i shtrirë në të gjithë Shqipërinë.

Qëndrimi në shkollë i fëmijëve deri në orë 4:00 pasdite është një nga kërkesat e kahershme të prindërve. Në jetën dinamike të Tiranës, por dhe qyteteve të tjera të zhvilluara, sigurimi i një vendqëndrimi të përshtatshëm për fëmijët është sfida e prindërve, të cilët në shumë raste u drejtohen programeve pas shkollore me pagesë. Lidhur me këtë, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro premtoi se do të nisë shumë shpejt pilotimi i një programi të tillë.

Një kërkesë e zgjatur në kohë ka dyshime nga ekspertët e arsimit për t’u realizuar, për shkak të disa kushteve të pa përmbushura.

Në realizimin e këtij programi, sipas Xhemollarit duhen përmirësuar edhe disa kushte morale.

Programi “pas shkolle” pritet të nis si program pilot në disa shkolla fillimisht në Tiranë ku veç aktiviteteve do të përfshihet edhe ushqimi për vaktin e drekës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos