Anijet me 800 tonë mbetje, Kurum: Ngarkesa nuk është nisur nga ne, monitorohemi vazhdimisht

Nga A2 CNN
21 Gusht 2024, 15:13 | Aktualitet

Anijet me 800 tonë mbetje, Kurum: Ngarkesa nuk është nisur nga

Kompania Kurum ka reaguar pas lajmit të konfirmuar nga Ministria e Mjedisit se rreth 800 ton mbetje që janë nisur nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës janë të kësaj kompanie.

Në një deklaratë për mediat, Kurum thotë se në asnjë rast nuk ka transportuar mbetje të rrezikshme dhe se as kjo ngarkesë nuk është nisur nga kompania Kurum.

Kompania thotë se "respekton të gjitha rregullat dhe ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë dhe Konventën e Bazelit, për trajtimin e mbetjeve industriale të rrezikshme dhe të parrezikshme që gjenerohen gjatë procesit të prodhimit". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos