“Ndihem i tradhtuar nga kolegët”. Protestë në Maliq: Nuk kemi asgjë me Korçën, por dua të di kush e firmosi shkrirjen

Nga Artin Halili
2 Gusht 2026, 20:09 | Aktualitet

Disa banorë të Maliqit kanë dalë këtë të diel në protestën e thirrur lidhur me hartën e re territoriale të propozuar nga Partia Socialiste, ku Maliqi do kalojë në administrimin e bashkisë Korçë.

Jurgen Isufllari, punonjës i bashkisë Maliq thotë se ndihet i tradhtuar nga kolegët e vet të administratës, pasi duhet të ngriheshin për të drejtën e tyre. “Duhet t’i themi disa gjëra hapur. Kam bër thirrje për protestë sepse kam kuptuar që diçka e pisët po luhet për këtë qytet”, tregon ai. “Dua të di cila është ajo dorë që ka firmosur shkrirjen e këtij qyteti dhe jo kësaj godine. Këtu nuk do të ketë më asnjë kafene, asnjë furrë buke. Jemi bashki me 31 000 banorë. Nuk kemi pse të bashkohemi me Korçën. Jam shumë i zhgënjyer me administratën, ndihem i tradhtuar nga gjithë kolegët, por unë do të luftojë për ata dhe kur të jem këtu do të kaloj me kokën lart”, tha ai.

“Ndihem i tradhtuar nga kolegët”. Protestë në Maliq:
Jurgen Isufllari, punonjës i Bashkisë Maliq

Edhe pjesëtarë të këshillit bashkiak të Maliqit nga opozita thonë se nuk do të miratojnë shkrirjen e bashkisë, ndërsa kanë bërë gati një thirrje për mbledhje emergjente.

Njëri nga protestuesit tregohet më i ashpër me kryeministrin Rama, duke u shprehur se ka tradhtuar gjithë socialistët ndërsa një tjetër banor thotë se të ndërtosh një kotec për pulat tanimë duhet të bëjë 65 km për në bashkinë e Korçës.

Bashkia Maliq ka mbi 60 fshatra dhe 30 mijë banorë ndërsa është bashkia e 17 në vend lidhur me popullsinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos