Bishnica e Mokrës, fshati që popullohet në verë, kthehen emigrantët

Nga Artin Halili
2 Gusht 2026, 17:55 | Aktualitet

Bishnica ka qenë një nga fshatrat më të populluar të zonës së Mokrës në Pogradec. Asokohe, stabilimenti i sharrave për prodhimin e lëndës drusore i kishte dhënë jetë kësaj zone. Por dekadat e fundit, emigracioni e boshatisi edhe këtë zonë.

Banorët kthehen gjatë verës për të kujtuar “Të Bukurën e Mokrës”, siç e quajnë ata Bishnicën, vendin e tyre të lindjes. Edhe këtë sezon i ka mbledhur festa tradicionale e këtij fshati.

Ish-banorët e zonës kujtojnë jetën në Bishnicë, por edhe shkëlqimin që i dha industria e përpunimit të drurit. Ata sjellin me nostalgji foto dhe kujtime nga ajo kohë.

Vitet e fundit, Bishnica vizitohet kryesisht nga turistët çekë, polakë dhe gjermanë. I tërheq natyra dhe destinacionet kulturore që ka zona përreth. Ndërsa vetë banorët kthehen vetëm në kohë festash, për të kujtuar Bishnicën e dikurshme, që sot ka mbetur e shkretë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos