Arsyet e zjarreve në Tiranë? Kushtet teknike të ndërtimit kanë mbetur në vitet `80

Nga Ornela Joti
15 Prill 2026, 16:18 | Aktualitet

Ngjarje që përsëriten në zemër të kryeqytetit, flakë që përpijnë investimin e një jetë dhe të tjera familje që shohin hirin e pasurisë së tyre, të lënë peng në banka.

 Zjarri i rënë në godinën 12-katëshe pranë qendrës spitalore ishte pësimi i radhës për banorët e Tiranës, por sipas ekspertëve të fushës, mbi të gjitha dështimi i shtetit për të rregulluar sektorin e ndërtimit. Profesorë të inxhinierisë tregojnë në Shqipëri kushtet teknike të ndërtimit kanë mbetur në vitet ‘80. Baza teknike e vjetruar është bërë shkak enjë tregu kaotik dhe të pasigurt.

Markel Baballëku, profesor i inxhinierisë së ndërtimit, tregon për A2 CNN se çfarë procedurash duhet të kalojë një objekt para se t’i dorëzohet blerësit. Por sa të sigurt jemi në shtëpitë tona?

Sipas inxhinierit Baballëku edhe qytetarët duhet të ndërgjegjësohen dhe të interesohen më shumë para se të blejnë shtëpinë e tyre.

Një ngjarje e ngjashme ndodhi tre vjet më parë në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë. Me gjithë reagimet e forta që pasuan atë ngjarje, por edhe këtë të fundit pranë QSUT, ekspertët e ndërtimit thonë se nuk është marrë asnjë masë për të ndryshuar, apo rregulluar sektorin e ndërtimit. Inxhinierët theksojnë se ekspertët duhet të marrin kohë për të gjetur shkaqet e vërteta të zjarrit si dhe të shohin më kujdes nëse flakët  kanë ndikuar në strukturën e pallatit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos