
Janë zbardhur emrat e tre personave të arrestuar në kuadër të operacionit antidrogë të zhvilluar nga SPAK në Tiranë.
Gazetari i A2 CNN, Armand Bajrami, raporton se në pranga kanë rënë Lulzim Pepaj, Florian Marku dhe Anton Kola.
Me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), janë lëshuar në total 11 masa sigurie
Ndërkohë, përmes një njoftimi zyrtar, SPAK bën me dije se gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 12 milionë euro pasuri të ndryshme, në kuadër të goditjes së aktivitetit kriminal. (A2 Televizion)