Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar nga afër punimet që kanë nisur për ndërtimin e Thumanë-Kashar.
Në një postim në rrjete sociale, teksa ka ndarë pamje nga punimet, Ministrja shkruan se po punohet me ritme të shpejta në mënyrë që aksi të hapet me 30 qershor.
Ministrja tha se bëhet fjalë për një autostradë të mbyllur, e kategorisë A, e cila ka hyrje dhe dalje të lidhura me mbikalime dhe nënkalime, dhe do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve.
"Në kantierin e Thumanë-Kashar, po punohet me ritme të shpejta për të siguruar përfundimin e këtij aksi më 30 qershor, përmes të cilit lehtësohet ndjeshëm qarkullimi i automjeteve.",- shkruan Balluku në Facebook. (A2 Televizion)