Bamirësia dhe morali si kriter për drejtues policie, kreu i Sindikatës veçon 3 emra nga 15 kandidatët

Nga A2 CNN
23 Shtator 2024, 09:12 | Aktualitet

Bamirësia dhe morali si kriter për drejtues policie, kreu i

Vetëm 3 kandidatë nga lista prej 15 kandidatësh pre kreun e Policisë së Shtetit veçoi kreu i Sindikatës së Policisë, Sadedin Fishat, që plotësojnë kriterin e bamirësisë, por pa folur me emra konkretë. “Ne do të veçojmë 3 kandidatë nga kjo listë”, u shpreh ai në A2.

Në studion e “Dita Jonë” në A2 CNN ai e lidhi këtë kriter në vendin tonë me marrëdhëniet që kanë këta drejtues ka me sindikatën e policisë, ndryshe nga vendet e tjera, ku ky kriter sipas tij ka të bëjë me zgjedhjen e drejtuesit jo vetëm nga strukturat e policisë. 

“Këto kritere i ka bota për zgjedhjen e drejtorit, por nuk kanë këtë legjislacion që kemi ne. Sepse drejtori i policisë nuk mund të jetë vetëm nga strukturat t e policisë, por edhe nga struktura civile se ai ka funksion menaxherial, jo operacional. Në struktura të vendeve perëndimore drejtori mund të mos zgjidhet vetëm nga radhët e policisë. Akt bamirësie ka shumë, por po ndalem në një pikë. I vlerësojmë në marrëdhëniet me sindikatën që mbron interesat e policisë. Unë nuk di që një prej tyre të ketë bërë për nevojat e një punonjësi policie. Ne i vlerësojmë si i ndërtojnë këto marrëdhënie me sindikatën po t’i marrim këto 16 emra ka prej tyre që nuk e njohin sindikatën e policisë dhe i kanë kthyer kurrizin marrëdhënieve. Nuk kanë qenë bashkëpunues”, tha Fishta në A2.

Në studion e A2, Fishta theksoi se për vendin tonë kriteri i bamirësisë nuk vlen shumë për një drejtues, por thotë se duhet të ishte kryesor për një deputet, teksa sjell në vëmendjen sjelljen arrogante të shumë prej tyre.

“Në dijeninë tonë ajo pikë nuk vlen shumë për një drejtues. Ka patur shumë drejtues që janë sjellë në mënyrë arrogante jo më të bëjnë bamirësi. Por në këtë listë ne si sindikatë veçojmë disa prej tyre që janë bashkëpunues. Ne do veçojmë 3 kandidatë nga kjo listë që kanë kontribuar në mbarëvajtjen e marrëdhënieve të Sindikatës me Policinë. Te deputetët duhet të ishte kriter bazë se deputeti del nga qytetarët kurse polici emërohet”.

Sa i përket moralit, Fishta theksoi se në këtë pikë nuk jemi shumë transparentë, pasi e gjithë administrata publike ka shumë probleme.

“Morali e integriteti janë të lidhur. Morali është pjesë e integritetit të drejtuesit, si e ka ndërtuar marrëdhënien brenda familjes së vet ashtu edhe te familja e madhe që është organizata e policisë. Nëse i shkel të drejtat me vartësit e vet do t’i shkelë edhe te familja e vet. Polici i pamoralshëm nuk zë vend. Nuk jemi transparentë me këtë kriter jo vetëm policia, po e gjithë administrata publike ka shumë probleme”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos