Banorët: Akte barbare, dhunohen varret e vjetër në malin Kolaj të Velipojës

Nga Senad Nikshiqi dhe Gazment Janku
19 Gusht 2026, 14:32 | Aktualitet

Banorë të fshatit Mali Kolaj në Velipojë kanë denoncuar dhunimin e varreve të të parëve të tyre nga persona të papërgjegjshme ende të paidentifikuar. Sipas banorëve në mënyrë të përsëritur janë dhunuar duke iu hapur në mënyrë barbare varret e vjetra dhe duke lënë jashtë madje edhe eshtrat e të ndjerëve.

Një nga banorët tregon sipas tij edhe arsyet se përse po dhunohen varret në këtë zonë. Banorët, që tashmë pritet të organizohen duke bërë roje dhe duke vendosur kamera, u bëjnë thirrje autorëve të këtyre akteve barbare të ndalojnë menjëherë përpara se të jetë vonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos