
Ka vijuar edhe sot aksioni për prishjen e banesave që pengojnë funksionimin e kanalit të ujërave të larta. Kjo ndërhyrje është pjesë e një nisme të ndërmarrë për të garantuar funksionalitetin e plotë të infrastrukturës kulluese dhe për të parandaluar rrezikun e përmbytjeve në zonat e banuara.
Aksioni do të vijojë në mënyrë të pandërprerë deri në realizimin e plotë të objektivave të përcaktuara.
A2 CNN raporton se Bashkia e Vlorës është e angazhuar për të ndërmarrë çdo masë të nevojshme në funksion të sigurisë publike dhe mirëqenies së qytetit, pa lënë mënjanë edhe përkrahjen që u nevojitet banorëve të prekur përmes programeve të përkrahjes sociale. (A2 Televizion)